Kontratë 3-vjeçare, zbulohet për sa firmosi sulmuesi i ri i Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2018 | 14:30

Kontratë 3-vjeçare, zbulohet për sa firmosi sulmuesi i ri i Skënderbeut

Skënderbeu firmos me një gjigant për sulmin. “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në klubin korçar se 21- vjeçari nga Mali, Saliu Guindo, është afrimi më i fundit i bardhekuqve. Bëhet fjalë për një qendërsulmues tipik, i cili nga drejtuesit e Skënderbeut shihet si pasardhësi i Ali Soue.

saliu-guindi-470x250

Guindo ka luajtur deri më tani me skuadra në Mali, Bregun e Fildishtë dhe Tunizi. Në vitin e fundit ka qenë pjesë e klubit Al Ahli në kampionatin e Bahreinit. Burime pranë drejtuesve i treguan dje gazetës se sulmuesi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë rreth 3 mijë euro në muaj. Ai ka mbërritur dje në Shqipëri dhe ndoqi nga tribuna qendrore e stadiumit “Selman Stërmasi” finalen e Superkupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Laçit. Guindo është grumbulluar rregullisht edhe nga Kombëtaret e moshave të Malit. Për herë të fundit ka luajtur me Mali U-20.

saliu

SITUATA – Klubi korçar ishte vënë prej kohësh në ndjekje të një qendërsulmuesi tipik, pavarësisht se ka në dispozicion Blerim Krasniqin, i cili edhe dje në Superkupë ishte ndër më të mirët. Gjithashtu, alternativë ka edhe nigerianin Oto Xhon, por duke qenë se gjatë sezonit mund të ketë probleme dëmtimesh dhe pezullimesh, në Korçë duan që t’i paraprijnë gjithçkaje. Përveç Saliu Guindo, klubi po monitoron situatën edhe të kamerunasit me pasaportë franceze, Janik Makota. Ky i fundit po stërvitet prej një jave me Skënderbeun dhe trajnerit Shehi i ka pëlqyer. 26- vjeçari mund të luajë në qendër të repartit ofensiv, por gjithashtu edhe si një sulmues i dytë. Gjithsesi, për të ardhmen e Makotës do të vendoset brenda kësaj jave, pasi vetë lojtari dhe menaxheri i tij kanë pranuar që më parë kamerunasi t’i nënshtrohet provës, e më pas të futet në bisedime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"