Kontratat e lojtarëve, FIFA vendos dhe tregon zgjidhjen nëse s’ka akord me klubet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2020 | 0:10

Kontratat e lojtarëve, FIFA vendos dhe tregon zgjidhjen nëse s’ka akord me klubet

FIFA vendosi shtyrjen e afatit të skadimit të kontratave të futbollistëve në mbarë botën, njëkohësisht dhe shtyrjen e periudhës së merkatos verore të futbollit.

goal_fifa-cropped_m0s1b2vashu91n8dm61p8hsku

E detyruar nga ndërprerja e aktiviteteve futbollistike në mbarë botën, FIFA lejoi ndryshimin e afateve të kontratave të futbollistëve dhe të transferimeve të lojtarëve duke iu përshtatur kalendarit të ri të ligave kombëtare.

Nëse lojtarët nuk arrijnë akord me klubet e tyre, FIFA do të bazohet në këto pesë pika: 1) Ka pasur një tentativë për të gjetur akord mes klubit dhe lojtarëve; 2) situata ekonomike e klubit; 3) përshtatja e kontratës; 4) fitimi neto i futbollistëve pas çdo rinovimi kontraktual; 5) nëse futbollisti është trajtuar në mënyrë të barabartë ose jo.

Për sa i përket çështjes së pagesave të punonjësve të klubeve, FIFA u bën thirrje futbollistëve dhe vetë klubeve të ulen në bisedime për të gjetur zgjidhjen e ngërçit financiar. Kjo pikë ka ndezur një debat të madh ditët e fundit, teksa shumë lojtarë refuzojnë të reduktojnë pagat për të mbuluar shpenzimet e klubeve për punonjësit e tyre, ndërsa disa klube të mëdha si Barcelona, Juventus, Atletiko Madrid, etj., janë solidarizuar duke pranuar të sakrifikojnë nga pagat mujore.

fa

Faksimile e vendimit të FIFA-s

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"