Kontratat e futbollistëve, vendimi i UEFA-s rëndon arkat e klubeve shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2020 | 19:31

Kontratat e futbollistëve, vendimi i UEFA-s rëndon arkat e klubeve shqiptare

Thuajse në të gjithë botën është ende gjendja e pandemisë dhe ka masa shtrënguese për aktivitete të ndryshme, ndajbëhet edhe më i vështirë përcaktimi i kohës se kur mund të rifillojë futbolli. Mirëpo, dje, UEFA ka caktuar një datë të rëndësishme për rifillimin e futbollit, teksa ka saktësuar datën 3 gusht për përfundimin e kampionateve.
2586197_w1

27 MAJ – UEFA ka caktuar më 27 maj mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv, organit më të lartë vendimmarrës. Në këtë datë, institucioni europian i futbollit ka urdhëruar që të ketë të përcaktuar nga secila federatë formulën e përzgjedhur për të përfunduar kampionatin. UEFA ka lënë të lirë zgjedhjen e federatave nëse do të luajnë rregullisht ndeshjet apo do të zgjedhin një sistem tjetër ku si shembull mund të jetë ai me faza “play off” dhe “play out”.
5eb824c1-535a-4118-b957-8ac4f419fb29_640
FINANCAT – Gjerësisht është e ditur se skuadrat shqiptare janë në vështirësi financiare. Duke shtuar edhe faktin që për një periudhë të pacaktuar, të ardhurat nga biletat nuk do të ekzistojë më, atëherë financat do të jenë shumë të rënduara në ekipet shqiptare. Edhe fakti që futbolli do të luhet edhe përtej majit, pra shtyhet me rreth dy muaj, secili klub do të jetë i detyruar që të paguajë lojtarët edhe për dy muaj të tjerë. Pra jo më vetëm 9 apo dhjetë muaj. Kësisoj, bilanci i shpenzimeve të klubeve tona rëndohet ndjeshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"