Kontratat “alla-shqiptarçe”, ja pse futbollistët fusin në ankth klubet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2020 | 9:23

Kontratat “alla-shqiptarçe”, ja pse futbollistët fusin në ankth klubet…

Tirana kryeson kampionatin deri në këtë fazë që është luajtur, por është edhe mes ekipeve që ka të lojtarë (13 nga skuadra aktuale) të cilëve ju përfundon kontrata më 31 maj. Mirëpo, ky është një hall i përbashkët për thuajse të gjithë lojtarët dhe për shumicën e klubeve në vend.

Tirana-Laci

Kjo për vetë faktin nse në Shqiëpri aplikohet gjerësisht kontrata dhjetë mujore. Nëse në vende të tjera, shtyrja e kampionatit nuk krijon probleme, pasi e kanë në kontrartë një lojtar me 12 pagesa vjetore, në vendin tonë ndodh shpesh që diçka e tillë të jetë e saktësuar me pagesë për vetëm 10 muaj. Po ç’ndodh me këto lojtarë?

PIKËPYETJET – FIFA dhe UEFA kanë sugjeruar për federatat që kontratat të shtyhen automatikisht deri në përfundim të sezonit. Pra, deri në periudhën e muajit gusht, kur janë afatet e fundit për të luajtur për kampionatet aktual.

Mirëpo, nisur nga kjo, në rast se do të miratohet në FSHF, atëherë lind pikëpyetja e pagesave, nëse klubet do të marrin përsipër shtimin e pagave edhe me dy muaj apo jo. Gjithashtu, pikëpyetje është edhe çështja e lojtarëve, nëse do të pranojnë që të luajnë edhe për dy muaj të tjerë apo jo.

fshf

PAGAT E FSHF-SË – Institucioni i futbollit në vend, miratoi një fond për të akorduar dy muaj pagesë për ekipet e futbollit me shumën prej 300 mijë lekësh (të vjetër). Pikëpyetja për këtë çështje, ngrihet nëse klubet do të mjaftohen vetëm me këto të ardhura për lojtarët në muajt mars dhe prill, apo do t’i shlyejnë lojtarët në këto dy muaj pavarësisht kësaj.

E nëse do mjaftohen vetëm me kaq, po vetë lojtarët do të pranojnë që pagat e tyre të barazohen vetëm me shifrën 300 mijë lekë (të vjetër) në këto muaj? Vështirë dhe një e panjohur që nuk ka marrë ende vendim nga institucioni i futbollit në vend.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"