Kontrata i mbaron në nëntor, tani Reja rrezikon largimin nga Kombëtarja shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2022 | 20:38

Kontrata i mbaron në nëntor, tani Reja rrezikon largimin nga Kombëtarja shqiptare

Teksa numëron 32 ndeshje për një periudhë trevjeçare në krye të pankinës së Shqipërisë, e ardhmja e Edi Rejës në drejtimin e Kombëtares vihet në dyshim pas paraqitjeve të dobëta në Ligën e Kombeve.

Edi Reja

Pas përfundimit të eliminatoreve, trajneri vazhdoi dhe u la të kuptohet se ky kompeticion do të ishte një lloj prove për të arritur te rinovimi ose jo.

Kontrata e trajnerit italian mbaron në nëntor dhe deri atëherë Liga e Kombeve ka përfunduar sepse dy ndeshjet e fundit do të luhen në muajin shtator.

Do të presim Islandën dhe do të udhëtojmë drejt Izraelit.

E para është në kuotën e tri pikëve ndërsa Izraeli 5 pikë, kundrejt 1 pike që kemi ne.

76-vjeçari u shpreh pas humbjes që nuk kemi vdekur akoma dhe nuk ka ndër mend të tërhiqet, sido që të shkojnë ndeshjet e mbetura.

Në nëntor është në dorën e Federatës Shqiptare të Futbollit nëse do të rinovojë me trajnerin apo jo.

Nuk përjashtohet që rinovimi të mos ndodhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"