Kontrata e parë si profesionist, mesfushori I Shqipërisë U19 firmos me AEK-un

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2021 | 18:53

Kontrata e parë si profesionist, mesfushori I Shqipërisë U19 firmos me AEK-un

Një tjetër futbollist shqiptar i shtohet radhëve të profesionistëve te skuadra e AEK në Greqi. Laert Papa, një pjesëtar i rregullt i përfaqësueseve të moshave që nga U15 e deri tani me U19, ka hedhur firmën në kontratën e tij të parë si profesionist në futbollin grek.

leart papa

Papa ka nënshkruar kontratë afatgjatë me klubin e AEK, pasi ka luajtur për disa vite në akademinë e gjigantëve të klubit kryeqytetas. Por tanimë ai nuk do të jetë pjesë e akademisë së AEK-ut, por do të luajë me ekipin e dytë të tij si profesionist.

Që nga ky sezon, ekipi i dytë i AEK do të luajë në kategorinë e dytë greke dhe lojtarët më të spikatur të akademisë, do të jenë pjesë e kësaj skuadre. Kështu, mesfushori Papa do të ketë minuta të rëndësishme në një nivel futbolli që padyshim është mbi atë të futbollit të moshave në Greqi. Një mundësi për të provuar veten e për të rënë në sy të stafit të skuadrës së parë, me të cilën shpreson që të aktivizohet në të ardhmen, ashtu siç bën Mario Mitaj i cili edhe pse vetëm 17-vjeçar, aktivizohet vazhdimisht nga trajneri Milojeviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"