Kontrata e çuditshme e Kristiano Ronaldos me Al Nassr, e detyrojnë të shkojë të ndjekë garën e Formula 1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2023 | 18:41

Kontrata e çuditshme e Kristiano Ronaldos me Al Nassr, e detyrojnë të shkojë të ndjekë garën e Formula 1

Garat e Formula 1 janë një spektakël i cili shpesh ndiqet edhe nga yjet më të njohur, të botës së sportit e jo vetëm të cilët kanë pasion për automobilizmin. Disa prej tyre shihen vazhdimisht duke ndjekur garat në pistë e duke qenë edhe mes pilotëve në pistë para apo pas tyre.

fghfghfghgfhfgh

Për të apasionuarit e garave me makina, kjo është një kënaqësi. Për Kristiano Ronaldon, tani është thjesht një detyrim kontraktual.

Tabloidi britanik “The Sun” ka zbuluar se ylli portugez do të jetë i pranishëm ën garën e kësaj fundjave që zhvillohet në Xheda të Arabisë Saudite. Ndoshta jo vetëm se ka qejf të ndjekë aktivitete të tilla, por sepse e detyron kontrata që ka nënshkruar me Al Nassr, e cila mbështetet fuqimisht nga shteti saudit.

Kontrata nga e cila ai do të përfitojë 500 milionë euro, parashikon që Ronaldo të jetë i pranishëm në 7 vitet e ardhshme në garën që zhvillohet në Xheda. Një mënyrë tjetër për të përfituar nga imazhi i portugezit, i cili është e qartë se nuk është afruar vetëm për golat e tij.

Megjithatë, kjo nuk do të jetë hera e parë që Ronaldo shfaqet në pistat e Formula 1. Më parë e ka bërë disa herë në Çmimin e Madh të Monakos, por edhe në pistën e Maranelos për të bërë foto me Lëklerk dhe Sianz, kur luante me Juventusin. Këtë radhë, menjëherë pas ndeshjes që luan me klubin e tij të shtunën në Riad, ai do të udhëtojë me avion drejt Xheda, për të qenë i pranishëm në garën e të dielës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"