Kontrata drejt skadimit, mesfushori mban në ankth Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2019 | 11:32

Kontrata drejt skadimit, mesfushori mban në ankth Partizanin

Esat Mala është shembulli ku klubet dhe kryesisht Partizani duhet të besojnë dhe investojnë te të rinjtë. Të kuqtë e afruan para dy vitesh 21-vjeçarin, i cili në këtë periudhë kohore ka pësuar një zhvillim mbresëlënës. Por, Partizani mund të mbetet duarbosh në fund të sezonit nga Mala, ndonëse kanë investuar në tri sezonet e fundit në formimin e lojtarit. 

esat mala

Mesfushori, që këtë sezon është adaptuar edhe si mbrojtës i djathtë, është në përfundim të kontratës me Partizanin, kontratë e cila i skadon në përfundim të këtij edicioni. Për momentin nuk ka asnjë dakordësi mes palëve për një rinovim të kontratës, apo mundësi transferimi jashtë vendit në merkaton e janarit.

esat mala

Ankthi për të mos e humbur me parametër zero ekziston te “demat”, të cilët po shqyrtojnë të gjitha opsionet që Esat Mala të mos ketë fatin e Amir Rrahmanit, i cili erdhi i panjohur te Partizani, u formua për dy sezone, iku me parametër zero dhe tani luan në Serinë A.

Nëse përsëritet kjo situatë, do të ishte e pafalshme për të kuqtë, të cilët mund të mos përfitojnë asgjë nga një lojtar premtues dhe të formuar nga ata.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"