Kontrata dhe merkato/ Ibra mban Milanin në ankth, ja çfarë ndodh për 10 ditë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 10:10

Kontrata dhe merkato/ Ibra mban Milanin në ankth, ja çfarë ndodh për 10 ditë

Milan fitoi me Napo lin, por humbi Zlatan Ibrahimoviçin i cili u dëmtua. Në minutën e 78-të të ndeshjes me Napolin numri 11 i “Djallit” ndjeu një therje në kofshën e majtë gjatë një përpjekjeje për të krosuar, çka e detyroi të braktiste fushën. Siç u vërtetua dje, suedezi ka një problem në bicepsin femoral të kofshës së majtë, por për të pasur një ide më të qartë mbi dëmin do të nevojitet vizita të cilës ai do t’i nënshtrohet pas dhjetë ditësh.

milan-striker-zlatan-ibrahimovic_jsphwjtvhj051jt9cgtylt8j7

Nëse konfirmohet tërheqja muskulore, sulmuesi rrezikon nga 10-30 ditë ndalesë, por edhe në diagnozën më të lehtë, 39-vjeçari do të duhet të mungojë për të paktën 20 ditë kur përfshihet ndalesa për të parandaluar përkeqësimin, shërimi i plotë dhe koha për t’u rikthyer në formë. Lajm i keq ky për kuqezinjtë pasi është e sigurt mungesa e sulmuesi në ndeshjet vendimtare ndaj Lilës dhe Sëlltikut në Europa Ligë apo edhe Fiorentinës në kampionat.

dEMTIMI I IBRES

SKEMA – Mungesa e Ibrës do të ndihet dhe jo vetëm për çështje karizme. Boshllëku taktik i detyron kuqezinjtë që të përshtatin në një mënyrë tjetër 4-2-3-1shin pasi topat e gjatë nuk mund të dërgohen më përpara siç ndodh kur luan 39-vjeçari.

Kolmbo e bëri të dielën, por është Ante Rebiç profili kryesor që do të bëjë rolin e pykës me Selemekers ose Leao që do të luajnë në krahun e majtë të treshes së fantazistëve.

vARIANI

Të tjera alternative për korsinë e majtë janë edhe Diaz e Kruniç megjithëse ofrojnë një interpretim ndryshe. Pioli mund të vendosë të konsiderojë edhe Leaon si qendërsulmues, teksa pritet të jenë të shumta ndryshimet pas shpinës së pykës ato që duhet të bëjnë diferencën deri në rikthimin e Ibrës.

MERKATO – Dëmtimi i Ibrahimoviçit është edhe një sinjal i nevojave të Milanit në aspektin sulmues. Në verë klubi vendosi të mos ndryshonte strategji në këtë aspekt, por ecuria e skuadrës detyron që ambicia të ushqehet. Për këtë arsye në janar kuqezinjtë do të ndërhyjnë në merkato për të afruar një zëvendës për 39- vjeçarin.

Joviç mbetet alternativa që ofron më tepër garanci, por nuk përjashtohet edhe “basti” i radhës për njërin mes Daruin Nunjezit të Benfikës dhe Doniel Malenit të PSV-së.

KONTRATA – Rinovimi i Zlatan Ibrahimoviçit nuk është me aq nxitim sa duket në pamje të parë. Edhe pse skadenca e kontratës është në qershor, drejtuesit kuqezinj me në krye Paolo Maldinin kanë dakordësinë e agjentit Mino Raiola dhe të vetë bomberit suedez ku rinovimi mund të kryhet në pranverën e vitit 2021.

Arritja e marrëveshjes mes gjigantit suedez me Milanin do të ishte diçka e mahnitshme për klubin nga Milano, ku falë punës dhe golave të bomberit të saj po udhëheq e vetme në krye të klasifikimit me një formë të shkëlqyer.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"