Kontrata 110 milionë euro e Mesit tërbon Leonardon: E papranueshme!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 23:32

Kontrata 110 milionë euro e Mesit tërbon Leonardon: E papranueshme!

Rroga e Lionel Mesit është kthyer në objekt diskutimesh në Francë dhe ka detyruar drejtorin sportiv të PSG-së, Leonardo që të dalë para mediave për të përgënjeshtruar lajmet që kanë qarkulluar gjatë ditës së sotme.

Leo Mesi psg

E përditshmja franceze “L’ Equipe”, publikoi sot lajmin se Mesi kishte firmosur një marrëveshje 2+1 vite, nga e cila do të përfitonte në total 110 milionë euro nga klubi parisien. Lajmi ka bërë bujë, sidomos duke llogaritur se PSG trumbeton prej kohësh se i përshtatet të gjitha rregullave të Fair Play Financiar.

“Nuk mund ta pranojmë një lajm si ai i “L’Equipe”. Është i papranueshëm, është absolutisht false. Dëshiroja që ta thosha këtë, mendoj se është mungesë respekti dhe nuk na ka pëlqyer”, tha Leonardo. “Nuk e kuptoj as momentin për të publikuar një lajm të tillë. Është shumë larg realitetit. Kohëzgjatja e  kontratës ishte vetëm 2 vite. Nuk ka opsion as me detyrim e as pa detyrim për ta zgjatur përsëri, është lajm fals”, tha Leonardo për argjentinasin.

Sipas gazetës franceze, ylli argjentinas do të kishte një rrogë fikse prej 30 milionë eurosh në sezon te PSG, si dhe 1 milion në kriptovalutë. Nëse do të qëndronte 3 vite në Paris, ai do të përfitonte edhe një “bonus besnikërie” prej 20 milionë eurosh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"