“Kontigjenti është i plotë, ndeshja me Vllazninë e vështirë”, flet Ilir Daja: Rinovimet? I kemi shtyrë sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2021 | 10:48

“Kontigjenti është i plotë, ndeshja me Vllazninë e vështirë”, flet Ilir Daja: Rinovimet? I kemi shtyrë sepse…

Partizani rikthehet të luajë në kampionat, teksa ditën e nesërme do të sfidojë Vllazninë, e cila është e programuar të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” me fillim nga ora 16:00. Në vigjilje të kësaj supersfide në konferencën për shtyp është shfaqur përpara gazetarëve trajneri i të kuqve, Ilir Daja i cili ka analizuar këtë takim:

Ilir Daja

Përfitimi nga pauza e kombëtareve – “Në nivel paragjykimi kemi marrë më shumë energji duke çpërfituar nga pushimi, kjo ka bërë mirë sepse don të futemi me ritmin aty ku e kemi lënë duke parë energjitë e rikuperuara.”

Ndeshja ndaj Vllaznisë – “Nesër do të kemi një ndeshje të vështirë duke parë se Vllaznia ka bërë një kampionat të mirë duke parë se është në vendin e parë, edhe ne jemi mirë duke qenë prapa kryesuesve. Ne do të bëjmë lojën tonë, dihet se loja është e vështirë sepse edhe Vllaznia do të kërkojë të bëjë lojën e vet, ai që do ta kërkojë lojën do të fitojë. Duke qenë se janë dy ekipe që janë dy pikë diferencë, të dyja ekipet kanë shanse 50 me 50, janë dy ekipe që janë rivale, kemi përgatitur ekipin për të marrë maksimumin. Një fitore nuk do të thotë që mbyllet kampionati, por gjendja psikologjike do të jetë e mirë sepse marrim fitore me Vllazninë.”

Grupi i lojtarëve – “Kontigjenti është i plotë, është rikthyer Ferhan Hasani, Dominguez përshkak të distancës me vendin tonë nuk është sepse ishte i grumbulluar me kombëtaren, shpresoj të mos më dëmtohet njeri.”

Kampionati – “Është java e parë që kemi patur pushim që kur ka filluar kampionati, dhe oshilacionet janë ndjerë në çdo ekip. Ndeshjet do të jenë të luftuara, do të ketë ulje-ngritje, gabimi nuk na shkon sepse ka dhe 11 javë për tu luajtur.”

Rinovimet – “Ne i kemi shtyrë vetë procesin e rinovimit, një ekip si Partizanit duhet të mbajë 80% të grupit, sepse duhet ta çojmë këtë grup më tej, sepse në bazë të paraqitjeve ky Partizan duhet të vazhdojë përpara. Ndoshta nuk është momenti i rinovimeve, sepse duhet të ta bëjmë në një kohë të gjithë bashkë, sepse në Shqipëri po firmose e merr vesh gjysma e shtetit, prandaj kemi vendosur të dëgjojmë kërkesat e lojtarëve dhe më pas të shkojmë drejt rinovimeve. ”

Ferhan Hasani – “Hasani nuk ka pasur minuta, ka qenë vendim i stafit mjekësor. Kemi biseduar edhe me stafin mjekësor të kombëtares së Maqedonisë së Veriut, shpresoj që edhe Hasani të nja japi ndihmën sepse ka shumë vlera.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"