Kontigjenti afrikan, dy lojtarët ganezë të Skënderbeut ende nuk kanë mbërritur në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2020 | 11:14

Kontigjenti afrikan, dy lojtarët ganezë të Skënderbeut ende nuk kanë mbërritur në Shqipëri

Denis Dovouna dhe Samuel Armah u bënë ditë që kanë “zbarkuar” në Durrës, po e njëjta gjë nuk vlen për Jozef Ado Teteh e Agbodzie Abei. Dy ganezët e parë kanë treguar formë të mirë dhe kjo i ka “ëmbëlsuar” disi drejtuesit e Skënderbeut. Ata janë të gatshëm që të luajnë menjëherë, çka përkthehet me një fitore të vogël në këtë merkato.
Skenderbeu1
E kundërta mund të thuhet për të tjerët. Burime pranë klubit flasin se mbrojtësi i majtë (Teteh) i cili do të bashkohej me dy lojtarët e tjerë, ka treguar shenja dëmtimi në testin e kryer në Ganë dhe për pasojë drejtuesit e Skënderbeut kanë vendosur të presin. Sa të marrin një përgjigje të saktë në lidhje me problemet dhe gjendjen e lojtarit, do të thonë fjalën e fundit, pra nëse do të niset apo jo drejt Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"