Kontestimi pa precedent ndaj Kombëtares, reagojnë “Tifozat Kuq e Zi”: Duam t’ju shohim të luftoni. Situata nuk ndryshon derisa të kuptoni se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2022 | 22:33

Kontestimi pa precedent ndaj Kombëtares, reagojnë “Tifozat Kuq e Zi”: Duam t’ju shohim të luftoni. Situata nuk ndryshon derisa të kuptoni se…

Barazimi ndaj Islandës ka sjellë një kontestim pa precedent të tifozëve ndaj përfaqësueses shqiptare të futbollit. Lojtarët pas ndeshjes iu drejtuan tribunës pas porte ku qëndrojnë zakonisht grupet e organizuara me në krye “Tifozat Kuq e Zi”. Por kanë marrë si përgjigje vërshëllima, kontestime e fanella që iu hodhën mbrapsht nga tribunat.

tifozat kombetarja

Një rast i paprecedent në historinë e përfaqësueses e që tregon pikën e ulët ku ka mbërritur ajo. Një situatë e cila sipas një reagimi të “TKZ” në rrjetet sociale, do të përsëritet nëse futbollistët nuk ndryshojnë sjelljen në fushën e lojës dhe japin maksimumin për ekipin kombëtar.

kombetarja tifozaqt

POSTIMI i TKZ

Tifozat Kuq e Zi  kanë qenë, janë dhe do të jenë përgjithmonë ambasadorët e Shqipërisë!

Në shkallët e të gjitha stadiumeve ku luan Kombëtarja kemi qenë e do të jemi aty, jo për t’ju parë juve, por për të mbrojtur nderin e flamurit më të bukur në botë.

Për atë flamur do të jemi gjithmonë sepse e kemi detyrim.

Ne nuk duam të vraponi pas fitoreve, por duam t’ju shohim se si luftoni për ngjyrat Kuq e Zi.

Nuk duam ta shikoni Shqipërinë si një vend ku mund të tregoni cilësitë tuaja, por një vend ku thirrja është një mision, e fusha është betejë në të cilën duhet derdhur djersë e gjak!

Të gjithë do të shkojnë, ne do të mbetemi, reflektimi juaj tashmë mbetet për tu parë.

Situata nuk do të ndryshojë deri sa ta kuptoni se jeni duke luajtur për Kombëtaren, për Shqipërinë!

E mos harroni se, më të vlefshme se Shqipëria nuk ka asgjë!

tkz

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"