Kontestimet ndaj arbitrave, ja kujt i besohet kryendeshja e javës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2018 | 9:55

Kontestimet ndaj arbitrave, ja kujt i besohet kryendeshja e javës

Kryesfida e javës së 20-të të Superiores pritet të gjykohet nga pesë arbitra në fushë, për vetë rëndësinë që paraqet ky takim.

partizani kukesi

Të dy klubet kanë pasur kontestime për gjykimet në javët e fundit, kështu që sfida e sotme pritet të jetë “e nxehtë” për arbitrat. Takimi i sotëm, që do të luhet në orën 18:00, në “Selman Stërmasi”, do të gjykohet nga Kridens Meta (kryesor), Denis Rexha dhe Nertil Bregasi (anësorë), Orlando Kuka dhe Olsi Sokoli pas portave.

kridens meta

Dueli i fazës së parë, që u mbyll 0- 0 në kryeqytet, u gjykua nga Juxhin Xhaja. Ndërsa përballja e fazës së dytë, që u fitua nga Partizani në shifrat 2-1 në “Zeqir Ymeri”, u gjykua nga Andi Koçi i kolegjiumit të arbitrave të Durrësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"