Kontestimet e Dinamos, reagon presidenti i Tërbunit: Duhet të ankohemi ne për gjykimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2020 | 19:56

Kontestimet e Dinamos, reagon presidenti i Tërbunit: Duhet të ankohemi ne për gjykimin

Tërbuni mori një pikë në fushën e Dinamos dhe tashmë ka shpresa të mëdha për qëndrimin në Kategorinë e Parë. Drejtuesit pukjanë janë të indinjuar për akuzat e Dinamos se ndikoi gjykimi në atë ndeshje. Madje, ata pretendojnë se Tërbunit i është mohuar një penallti dhe se kartoni i kuq i Hysenajt është i padrejtë.dinamo terbuni

Presidenti i Tërbunit, Gjon Gjonaj, ka vlerësuar ekipin dhe trajnerin Dalipi për atë barazim me vlera. “Mund të merrnim pikë të plota, por gjykimi nuk ishte i drejtë.

Më vjen keq që Dinamo ankohet për gjyqtarët, në fakt duhet të ankohemi ne. Cjapi dhe Grabova gabuan, nuk na dhanë një penallti. Tërbuni ka edhe 4 takime, pra janë edhe 12 pikë në lojë, ndaj besoj se do qëndrojnë në të Parën. Dua 3 pikët me Veleçikun dhe uroj të kemi një 4-3-3 gjykim të drejtë” ka theksuar Gjonaj.

Ditmir Pema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"