“Konten nuk duhet ta kesh përballë kur nervozohet”, Lukaku: Pas ndeshjes me Slavia Pragën ai më kërcënoi se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 14:21

“Konten nuk duhet ta kesh përballë kur nervozohet”, Lukaku: Pas ndeshjes me Slavia Pragën ai më kërcënoi se…

Romelu Lukaku është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Interit, që drejtohet nga Antonio Konte, i cili i ka bërë ziklatrit një skuadër më të fortë dhe më kompetitive këtë sezon.

lukaku.inter.esultanza.gol.cagliari.2020.750x450

Sulmuesi belg në një intervistë të dhënë për “Sky Sport UK”, ka rrëfyer se si është marrëdhënia e tij me Konten, që ishte ai i cili këmbënguli për ta marrë begun në skuadër. Lukaku pranoi se në fillim, vuante nga volumi i stërvitjeve të Kontes, teksa rrëfen dhe momentet e vështira që ka kaluar.

“Nuk është një njeri të cilin duhet ta shohësh kur është i nervozuar dhe i zhgënjyer. Atë që duhet të të thotë, ta thotë sy për sy. Mbaj mend në ndeshjen e parë të skuadrës në Champions, kundër Slavia Pragës, para gjithë skuadrës filloj të më thoshte se kisha luajtur shumë keq, si një mbeturinë  dhe se do më zëvendësonte për pesë minutat e para, nëse në ndeshjen e radhës do luaja sërish ashtu. Nuk më kishte ndodhur më parë në karrierë diçka e tillë”, shprehet Lukaku.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"