Konte-Zidan, miq-armiq në udhëkryqin Champions. Kur Antionio u tha “jo” 14 milionëve të Perezit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2020 | 23:53

Konte-Zidan, miq-armiq në udhëkryqin Champions. Kur Antionio u tha “jo” 14 milionëve të Perezit

Katërmbëdhjetë mil ionë euro neto për tri vite. A njihni shumë persona që mund të refuzojnë një kontratë të tillë pune?

REAL MADRID 13/14 JUVENTUS 13/14 LIGA DE CAMPEONES 13/14

Ja një: Antonio Konte, i cili të martën, duke hyrë në “Valdebebas”, do të mendojë me siguri për atë akord të gjetur me Realin e Madridit, një shtrëngim duarsh i parealizuar kur konferenca për shtyp në “Bernabeu” ishte e fiksuar. Është prapaskena e një raporti mes Kontes dhe Florentino Perezit i mbetur pezull dhe që tani kalendari lejon të tregohet: dje, 29 tetor, ishin saktësisht dy vite nga prapakthehu i trajnerit të Interit.

Për të thënë vërtetën, prapakthehu i dytë. Konte i ka thënë dy herë “jo” Realit. Në fillimin e verës 2018, përpara se madrilenët të kërkonin Lopeteguin; më vonë pas shkarkimit të këtij të fundit, në natën mes 28 dhe 29 tetorit të atij viti. Hap prapa një metër larg altarit, ai i trajnerit, sepse shumë situata nuk i pëlqenin.

KUPA DHE DRIBLIME – Çfarë ndodhi më pas? Reali fillimisht thirri Solarin, për t’i dorëzuar stolin në mars Zidanit. Konte priti, fitoi gjyqin me Çelsin dhe pas disa muajsh i tha “po” në telefonatë Marotës dhe Interit. Dhe tani Konte është një kundërshtar i Zidanit, mikun e kushedi sa betejave te Juventusi, shok kupash e driblimesh. Armiqmiq, sepse pas katër ditësh është në lojë Champions-i.

Të dy kanë shkëmbyer këshilla 131 herë me Juventusin, kanë vrapuar përkrah njëri-tjetrit për 8547 minuta, kanë festuar për golat e skuadrës 206 herë. Njëri krahu, tjetri mendja. “Kam vrapuar shumë për të, ishte fantastik”, ka treguar edhe së fundmi Antonio për Zizu. Pesë janë trofetë e ngritur së bashku. Dhe thellëthellë, një mentalitet trajneri që lindte natyrshëm: dy mënyra të ndryshme për të qenë liderë.

AFRIM – Raportet mes të dyve kanë mbetur të shkëlqyera, edhe në distancë. Tani Champions-i i vendos përballë. Ka ndodhur më përpara, kur ishin lojtarë: gjysmëfinalja 2002-’03, Zizu shënon në kthimin në Torino, por në finale shkon Konte.

kONTE DHE ZIDAN

17 vite më pas, takimi i radhës. Zidan shpëtoi me barazimin 2-2 kundër Borusia Mynshengladbah, ka shtatë jetë, Zizu. Te “Galaktikët” është thjesht e pamendueshme edhe të hipotezohet mundësia që grupi nuk do të kalohet, duke qenë se një “tragjedi” e tillë nuk është verifikuar asnjëherë në 28 vitet e ekzistencës së formatit aktual të kompeticionit.

ZIDAN DHE KONTE

Në rrugë ka Interin, një skuadër deri tani e bukur, por jo efikase, së paku jo aq sa për të korrur atë që jep në fushë. Çështje edhe energjish fizike, të vështira për t’u menaxhuar në një periudhë ndeshjesh të ngjeshura ku nuk ndihmoi as infektimi i gjashtë elementëve të grupit. Dhe Konte nuk mund të imagjinonte se do të kishte në udhëkryq Realin. Rrezikon që vendi të mjaftojë vetëm për njërin, në 1/8-at.

Përgatiti: LEDIO NASE – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"