Konte vendos tre objektivat kryesorë në merkato, kërkon mesfushorin francez kampion bote

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 16:14

Konte vendos tre objektivat kryesorë në merkato, kërkon mesfushorin francez kampion bote

Antonio Konte raportohet se ka vendosur si objektiva kryesorë N’golo Kanten, Arturo Vidalin dhe Emerson Palmierin për Interin e sezonit të ardhëm. Zikaltërit kanë lëshuar 20 pikë në Seria A duke rrëshkitur nga vendi i dytë në vendin e katërt. Trajneri fajëson rendimentin e skuadrës dhe kërkon lojtarë të rinj dhe me eksperiencë për të rivalizuar Juventusin për titullin kampion.

kante

Sipas “Gazzetta Dello Sport” Konte kërkon të ribashkohet me mesfushorin e Çelsit Kante, pasi ai nuk është më i paprekshëm në skuadrën e Lampardit. Kante luajti 89 ndeshje nën drejtimin e Kontes tek Çelsi dhe trajneri i Interit kërkon të ribashkohet me mesfushorin francez. Një tjetër opsion në mesfushë është edhe Vidal, kontrata e të cilit me Barcelonën skadon në vitin 2021.

Nga Çelsi Antonio Konte nuk kërkon vetëm mesfushorin Kante por edhe mbrojtësin Emerson, për të cilin është i gatshëm të paguajë deri në 20 milion euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"