Konte shfryn ndaj drejtuesve: Klubi ka bërë gabime, të vijnë dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 23:53

Konte shfryn ndaj drejtuesve: Klubi ka bërë gabime, të vijnë dhe…

Antonio Konte duket tepër i zhgënjyer nga humbja e Interit me përmbysje përballë Borusias së Dortmundit.

konte

Pas ndeshjes, ai shprehet se duhet gjetur faktori i cili bën që gjithmonë ekipi i tij të pësojë këto përmbysje, ndërsa ka edhe një mesazh për drejtuesit e klubit.

PJESA E DYTË – Mendoj se ndodhi si në Barcelonë, ndoshta sonte më keq, sepse kryesonim me dy gola. Më falni, por më thonë që duhet të buzëqesh kur jam në televizion. Më duhet të flas gjithmonë për rritjen, për të njëjtat gjëra. Kështu që më mirë po vij duke qeshur.

PJEKURI DHE PERSONALITET – Nuk më pëlqen të komentoj pjesën e dytë, mund të gjejmë shumë justifikime, por nuk do e doja. Besoj që kjo ndeshje do ia bëjë të qarta gjërat atyre që duhet të kuptojnë. Gjithmonë themi të njëjtat gjëra, na vjen keq për humbjen, do gjejmë një arsye për të dhe më pas do ecim sërish. Besoj se mund ta planifikonim më mirë ekipin nga ana e klubit. Shpresoj që edhe drejtuesit të vijnë e të flasin. Kemi shumë punë përpara.

PËRMBYSJET – Nuk besoj se është çështje e klubit. Kemi bërë gabime të mëdha, nuk mund të përmbysemi gjithmonë. Duhet të ketë një arsye, dhe ta gjejmë në dhomat e zhveshjeve. Edhe lodhja është faktor. Dua t’i falenderoj djemtë për gjithë këto ndeshje në pak ditë. Por, ne jemi Interi, dhe nuk mund të fshihemi pas gishtit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"