“Konte, një tifoz i bardhezinjve”, ish-portieri: Ibrahimoviç donte Juven, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2021 | 11:51

“Konte, një tifoz i bardhezinjve”, ish-portieri: Ibrahimoviç donte Juven, por…

I intervistuar nga “Corriere di Torino”, Mikelanxhelo Rambula, ish-portier i Juventusit, ka dhënë një mendim lidhur me Antonio Konten dhe detyrës së tij si trajner i Interit.

michelangelo-rampulla-03f5c9d9-0473-46cb-8e04-89e87ae3989-resize-750

“Ishte një tifoz juventin, megjithatë puna është punë. Polemika me Andrea Anjelin? Antonio është gjaknxehtë dhe mbron lojtarët e tij”.

Rampula më pas ka zbuluar një anekdotë lidhur me largimin e Zlatan Ibrahimoviçit nga Juvja tek Interi në 2006-ën pas “Calciopoli”- t, kur bardhezinjtë u dërguan në Serinë B dhe Rampula ishte përgatitës i portierëve: “U përpoqa në çdo mënyrë gjatë grumbullimit në Pincolo, ishte edhe Igor Tudor. Mendoj se në atë periudhë donte të qëndronte, por ishte i ri, te Juventusi nuk fitonte shumë dhe Interi i bëri një propozim të pakundërshtueshëm”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"