Konte: Mëkat, një gabim ndaj Mesit dhe e paguan shtrenjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2018 | 10:02

Konte: Mëkat, një gabim ndaj Mesit dhe e paguan shtrenjtë

Antonio Konte kërkoi perfeksion dhe Çelsi për pak sa nuk e arriti. Vetëm një gabim dhe e pësoi.

“Ishim shumë pranë realizimit të një ndeshjeje perfekte. Bëmë një gabim dhe e pësuam shtrenjtë. Nuk mund të gabojmë ndaj lojtarëve si Mesi, Iniesta dhe Suarez. Është mëkat që shkoi kështu. Jam shumë krenar për lojtarët e mi. Ata i zbatuan me përpikëri ato që kishim përgatitur. Ishim shumë të pafat në këtë ndeshje”, tha fillimisht Konte.

konte

Më pas italiani analizoi mënyrën sesi e kishte përgatitur sfidën ndaj katalanasve. “Ne kishim respektuar karakteristikat e kundërshtarit. Plani ynë ishte shumë i mirë dhe mënyra sesi e zbatuan lojtarët ishte e kënaqshme. Në fakt rezultati është 1-1 dhe meritonim më shumë”, theksoi trajneri i Çelsit.

tyy

Por Konte nuk e ka humbur besimin për të siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe thotë se skuadra e tij do të shkojë në Spanjë për të bërë një ndeshje të madhe.

“Mendoj se në ndeshjen e dytë do të bëjmë një ndeshje të mirë ndaj Barcelonës. Por, ne e dimë që kemi përballë një rival të fortë dhe fantastik. Në fakt, rezultati lë gjithçka të hapur dhe do të jetë një ndeshje e vështirë. Performanca që bëmë sot (dje) na jep besim për të tentuar diçka madhështore dhe të pabesueshme.”

celsi barcelona

Morata? Nuk mendoj se me atë në fushë do të bënim diçka më shumë”, vazhdoi Konte. Ai foli edhe për mundësinë e rikthimit tek Italia.

“Te Çelsi kanë ndryshuar 10 trajnerë në 14 vite dhe mediat flasin shumë sapo unë marr ndonjë rezultat të gabuar dhe bëjnë presion. Por, jam i kënaqur dhe kam kontratë deri në vitin 2019, të cilën dua ta respektoj. Por, për një martesë duhen dy palët dhe ne jemi gjithmonë me valixhe në dorë. Në të kundërt, skenarët janë të shumtë”, përfundoi Konte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"