Konte me dhimbje koke, Sensi nuk mund të luajë për ndeshjen e nesërme ndaj Veronës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 18:26

Konte me dhimbje koke, Sensi nuk mund të luajë për ndeshjen e nesërme ndaj Veronës

Stefano Sensi tregoi një formë shumë të mirë në fillim të këtij sezoni, teksa ishte një nga lojtarët më të spikatur te Interi.stefano sensi

Megjithatë mesfushori pësoi një dëmtim në ndeshjen ndaj Juventusit në 6 tetor, i cili e mbajti atë jashtë fushave të lojës për rreth një muaj. 24-vjeçari u rikthye në fushë të martën, në ndeshjen që Interi luajti me Dortmundin, teksa u aktivizua për 20 minutat e fundit të ndeshjes.

Por, lojtari nuk do të jetë i gatshëm për zikaltërit, në ndeshjen e nesërme kundër Veronës. Sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, mesfushori italian nuk do të jetë në listën e lojtarëve të thirrur për këtë ndeshje.

Sensi do t’i nënshtrohet disa kontrolleve të tjera për problemin muskular që kishte, dhe nuk mund të luajë nesër pasi nuk është në gjendje të mirë fizike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"