Konte: Kundërsulmet e Leverkusenit të rrezikshme, të tregojmë se ja vlejmë të shkojmë në gjysëmfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2020 | 19:54

Konte: Kundërsulmet e Leverkusenit të rrezikshme, të tregojmë se ja vlejmë të shkojmë në gjysëmfinale

Antonio Konte paralajmëron Interin se nuk duhet të lejojë kundërsulmet e Bajern Leverkusenit dhe se duhet të provojnë se ja vlejnë të arrijnë në gjysëmfinale. Interi përballet me Bajern Leverkusenin në çerekfinalet e Europa Ligës.

inter

“Bajern Leverkusen është një ekip shumë i rrezikshëm me kundërsulme, dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm në këtë aspekt dhe mos ti lejojmë hapësira”, tha Konte në konferencën për shtyp. “Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar. Këto ndeshje shpesh vendosen nga detaje, kështu që fokusimi është kyç. Kjo skuadër duhet të fokusohet në atë që bën më mirë, të luajturit futboll. Kjo është ëndërra e çdo trajneri.Këto janë ndeshje pa asnjë favorit, gjithçka mund të ndodhë nëse arrin në çerekfinale apo gjysëmfinale.

Ne provuam ndaj Getafes që ja vlejmë të shkojmë në çerekfinale, tani duhet të tregojmë se ja vlejmë të shkojmë në gjysëmfinale”, përfundoi trajneri i Interit, Antonio Konte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"