Konte kërkon entuziazëm dhe dëshirë ndaj Spalit, konfirmon rikthimin e anësorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 18:45

Konte kërkon entuziazëm dhe dëshirë ndaj Spalit, konfirmon rikthimin e anësorit

Antonio Konte dëshiron të shikojë entuziazëm dhe dëshirë ndaj Spalit, për të ndihmuar Interin të marrë tre pikë të rëndësishme. Zikaltërit vijnë pas fitores 3-1 kundër Torinos, dhe ndodhen dy pikë mbrapa vendit të dytë që mbahet nga Atalanta.

victor-moses-inter-milan_xspsx3amnbbz1u5t5t7mags5n

Konte dëshiron që lojtarët e tij të japin maksimumin për të marrë tre pikët në Ferrara. “Absolutisht ne duhet të shkojmë me të njëjtën dëshirë dhe entuziazëm , dhe të japim më të mirën tonë për të fituar pasi këto tre pikë janë shumë të rëndësishme”, tha trajneri i Interit. Konte konfirmoi rikthimin e Viktor Mosesit, ndërsa Barela mund të kthehet ndaj Romës. “Moses është i gatshëm kurse Barela ka filluar të stërvitet dhe shpresojmë ta kemi kundër Romës.

Stefano Sensi po rikuperohet, kurse Lukaku po ndjehet pak më mirë dhe shpresojmë ta kemi gati sa më shpejt”.

PANORAMASPORT.Al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"