Konte ironizon Liverpulin: Në finale me fat, kampionatin e fiton skuadra që e meriton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2018 | 12:35

Konte ironizon Liverpulin: Në finale me fat, kampionatin e fiton skuadra që e meriton

Antonio Konte nuk e ka kursyer një goditje të lehtëdaj Liverpulit pas arritjes së këtyre të fundit në finalen e Champions-it, pikërisht përpara përballjes së sotme në “Stamford Bridge”. Blutë e Londrës do të presin “reds”- at në atë që konsiderohet shansi i tyre final për t’u renditur mes 4 vendeve të para.

Konte dhe Klop

Vetëm një fitore do t’i mbante gjallë shpresat e Çelsit për objektivin e tyre më të rëndësishëm të sezonit. Dhe për këtë do t’i duhet edhe fati, për të cilin ai mendon se është në anën e rivalëve të tyre, siç e tregoi edhe ndeshja e kthimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve kundër Romës. “Në kampionat ti ke 38 ndeshje për të treguar se e meriton ta fitosh titullin për të treguar se je më i miri gjatë gjithë sezonit.

Në Champions, kur arrin në 1/8-at, çerekfinale apo gjysmëfinale, një situatë pozitive apo negative mund të ndryshojë të ardhmen në këtë kompeticion. Për këtë arsye, unë mendoj se të fitosh Ligën e Kampioneve duhet të jesh me shumë fat. Duhet të jesh natyrisht i fortë për ta merituar, por në të njëjtën kohë edhe me fat.

Një vendim i arbitrit mund të ta zgjidhë tërë- sisht të ardhmen në favorin tënd. Ndërsa në kampionat, pas 38 ndeshjesh zakonisht fiton skuadra që e meriton. Por, Liverpuli e meriton finalen. Eliminoi Sitin”.

Klop – Trajneri italian shton se ai ka respekt të madh për rivalin e tij gjerman, Jyrgen Klop: “Sigurisht që po flasim për një trajner që e tregon pasionin e tij të madh për futbollin në çdo moment.

klop-470x282

Kam respekt të madh për Jyrgen. Mund ta shohësh që është prezent gjatë ndeshjes. Ai dëshiron t’i ndihmojë lojtarët e tij gjatë ndeshjes. Ai është gjithnjë prezent në situata pozitive dhe negative, prandaj kam respekt të madh për të”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"