Konte: Inter, ndeshjet nuk fitohet prej emrit. Më ka kapur ankthi për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2019 | 8:46

Konte: Inter, ndeshjet nuk fitohet prej emrit. Më ka kapur ankthi për…

Antonio Konte dhe Interi çojnë në gjyq gazetën “Corriere dello Sport” për artikullin kundër trajnerit, por për këtë çështje numri një i stolit ka dashur të flasë shumë pak. Konte thotë se ekipi meritonte më shumë në këtë ndeshje, por nuk u kërkon dot llogari lojtarëve, sepse janë të njëjtët ata që po luajnë gjithmonë.

konte

SI ME BARÇËN – “Ishin dy ndeshje ku morëm më pak sesa meritonim. Me Barcelonën vuajtëm faktin që nuk shënuam dot gol dhe shpërdoruam raste të shumta. Për sot (dje) më vjen keq se ekipi reagoi mirë pas atij eliminimi dhe meritonte më shumë, ashtu si me Romën. Duhet të përmirësohemi në shumë situata në të dyja fazat”.

Inter

3 PA FITORE – “Jemi duke folur për 3 ndeshje potenciale që mund t’i fitonim dhe ishin 2 barazime dhe 1 humbje. Nuk mund të them asgjë në lidhje me impenjimin dhe vendosmërinë e skuadrës. Thjesht jemi në një proces rritjeje. Duhet të kemi durim të gjithë dhe të korrigjojmë gabimet. Nëse nuk kemi durim dhe mendojmë se mund të fitojmë thjesht se quhemi Interi do të gabojmë…”.

RASTET – “Në disa raste portieri i tyre ishte spektakolar, por edhe ne mund t’i shfrytëzonim më mirë aksionet tona. Por, po flasim për disa lojtarë që po luajnë vazhdimisht dhe paguajnë lodhjen. Do të shohim përpara, sepse ishim në një fushë të vështirë dhe jemi të zhgënjyer që dolëm me një pikë”.

lautaro lukaku

SULMUESIT – “E kanë kondicionin e duhur fizik, por është e pamundur që të luash 7 ndeshje në 25 ditë dhe të mos lodhesh. Romelu dhe Lautaro kanë luajtur gjithmonë. E gjithë skuadra duhet përmirësuar, sepse ne vrapojmë 30-35 metra për të qenë afër. Nuk mund të them shumë gjëra, por thjesht t’i falënderoj këta lojtarë. Për Xhenoan nuk kemi as Brozoviçin dhe Lautaron. Po më kap ankthi që tani”.

milan shkrinjar

SHKRINIAR – “Goli është një situatë që duhet ta analizoj me lojtarët dhe do të kërkojmë të përmirësohemi. Më vjen keq që pësuam në minutat e fundit në kundërsulm

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"