Konte i ndryshoi jetën dhe e bëri perfekt për skemën 3-5-2, ja historia me Mozes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 23:20

Konte i ndryshoi jetën dhe e bëri perfekt për skemën 3-5-2, ja historia me Mozes

Mozes, pra, në Milano do të përqafojë sërish Antonio Konten. Dhe të dy ndoshta do të mendojë sërish për verën e 2016-ës, për stërvitjen në një kampus pranë Pasadenës. Me diellin e ndriçuar, Konte kishte shikimin e drejtuar te një futbollist. Mozes kishte luajtur dy miqësoret e 16 korrikut kundër Rapidit të Vienës (vetëm dy ditë pas prezantimit zyrtar të trajnerit italian) dhe 20 korrikut kundër UAC Pelets.mOSES

Blutë janë me rangje të reduktuar. Europiani ka përfunduar prej pak kohësh dhe yjet janë ende me pushime. Konte shfrytëzon rastin për t’i hedhur një sy të rinjve dhe linjave të dyta. Kundër Rapidit përdori skemën 4-2-3-1, kundër UAC Pelets, 4-2-4. Mozes u vendos gjithmonë në të majtë. Në Pasadena po niste “International Champions Cup”, kundërshtari është Liverpuli i Jyrgen Klopit: Konte vendos të konfirmojë modulin 4-2-4 dhe propozon nigerianin sërish majtas.

Ish-trajneri i Italisë në stërvitjen e rifiniturës ka shikimin e fiksuar tek afrikani i rritur në Londër me një histori të tmerrshme pas krahëve (prindërit kanë ndërruar jetë kur ishte 12 vjeç gjatë një incidenti me ekstremet islamike). Kthehet te bashkëpunëtorët e tij dhe thotë: “Ky djalosh ka shumë cilësi, më pëlqen”. Ndeshja do të përfundojë 1-0 me gol të Kejhill dhe Mozes qëndron në fushë për 67 minuta: e zëvendëson Kuadrado.konte moses

SURPRIZA – Por nigeriani ka fituar vendin e titullarit… Ishte ai surpriza e fazës përgatitore. Përgatitësi Paolo Berteli, tani te Sampdoria, në një lokal të Londrës paraprin kthesën: “Mozes është i pabesueshëm. Një forcë e natyrës. Perfekt për skemën 3-5-2. I aftë të mbulojë gjithë korsinë, nga njëra zonë në tjetrën. Ka nevojë për fushë të hapur për të dhënë më të mirën.

Zotëron aftësi të jashtëzakonshme atletike, sepse mund të vrapojë për 60 metra me shpejtësi të madhe. Profesionist ekzemplar”. Përpara kësaj historie kishte kaluar edhe te Kristal Palas, Uigan, Liverpul, Stok Siti dhe Uest Hem. Megjithatë, reflektorët janë mbi historinë “blu”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"