Konte i kthen përgjigje Realit të Madridit: Unë nuk marr drejtimin e një skuadre që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2018 | 15:56

Konte i kthen përgjigje Realit të Madridit: Unë nuk marr drejtimin e një skuadre që…

Teksa shumë zëra të merkatos e kanë lidhur me një ulje në pankinën e Reali të Madridit, Antonio Konte ka kthyer një përgjigje të qartë për spanjollët. Tekniku italian ishte shumë afër nënshkrimit me “Los Blancos”, por marrëveshja nuk u arrit për disa detaje.

konte

Ndërsa në një intervistë të thënë së fundmi ai është shprehur: “Real Madrid? Unë mendoj se është më mirë të pres deri në fund të sezonit sesa ta marrë drejtimin e një skuadre ku diçka është nisur. Dua të pres deri në qershor dhe të nis përsëri me një projekt të ri. Pas tre muajve mund ta ndryshoj mendjen dhe të mohoj çdo gjë. Ama, gjithmonë e kam menduar kështu”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"