Konte e pranon se ishte pranë largimit pas titullit: Nuk është gjithçka aq e thjeshtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2017 | 15:05

Konte e pranon se ishte pranë largimit pas titullit: Nuk është gjithçka aq e thjeshtë

Sapo ka rinovuar parametrat financiarë të kontratës që ka me Çelsin për dy sezonet e ardhshme dhe do fitojë rreth 10 milion paund në vit nga kjo marrëveshje. Por Antonio Konte ka pranuar se para se të hidhte firmën në marrëveshje, po mendonte seriozisht që t’u jepte lamtumirën bluve londinezë.

konte

“Pas një sezoni të vështirë, është me të vërtetë e rëndësishme të shohësh pas, të shohësh se si ka qenë sezoni dhe të reflektosh”, tregoi ai në një intervistë për “Daily Mail”.

“Kjo ishte eksperienca ime e parë në Angli, një vend i ri, pa familjen time dhe dua të tregohem i sinqertë, ishte shumë e vështirë për mua dhe njerëzit më të afërt. Kur fiton, mendon se gjithçka është e thjeshtë, por nuk është kështu.

konte abramovic

Vendosa që të vazhdoja te Çelsi pasi arritëm një akord të përbashkët mbi mënyrën se si shohim të ardhmen. Çelsi është një klub i madh por nuk mund të bëjmë gabime, do të ishte e rrezikshme. Duhet të përmirësohemi dhe të rritemi për të ndërtuar diçka të rëndësishme”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"