Konte e pëlqen shumë, Interi pranon të marrë lojtarin e Barcelonës me një kusht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2020 | 22:23

Konte e pëlqen shumë, Interi pranon të marrë lojtarin e Barcelonës me një kusht

Barcelona po përpiqet me çdo mënyrë për të çuar përpara operacionin “Lautaro” dhe kërkon të gjejë lojtarë që i pëlqejnë Interit dhe Antonio Kontes nga grupi aktual që ka në organikë. Duket se më në fund është një element që u pëlqen zikaltërve dhe bëhet fjalë për Samuel Umtitin.
umtitiii
Antonio Konte e sheh me sy të mirë francezin dhe mendon se mund t’i bëjë punë, por Barcelona e vlerëson 30 milionë euro. Interi nuk ka ndërmend që të paguajë një shifër të tillë, sepse reparti i mbrojtjes është i tejmbushur. Kushti i tyre është huazimi i Umtitit për një sezon, për të kuptuar edhe mënyrën si do të përshtatet në mbrojtjen me 3, por mbi të gjitha për të parë nëse do të dëmtohet.

Umtiti ka patur shumë probleme fizike dhe kjo është një tjetër pikëpyetje që shtang Interin që të blejë kartonin e tij. Lojtarët e tjerë që mund të zgjedhë Interi janë Rakitiç, Vidal, Todibo, Firpo, Semedo. Mbetet për t’u parë si do të rrjedhin ngjarjet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"