Konte e la në stol në finale, sulmuesi i Çelsit e fshin nga foto

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2018 | 21:32

Konte e la në stol në finale, sulmuesi i Çelsit e fshin nga foto

Fitorja e Çelsit në finalen e Kupës FA nuk ndihmoi shumë në korrigjimin e krisjeve mes Antonio Kontes dhe disa lojtarëve të skuadrës. Tensioni me Uillianin, të cilin edhe në ndeshjen e fundit të sezonit tekniku italian e la në stol, u shfaq edhe njëherë kur braziliani u tall në “Instagram” me Konten.

uillian konte

Në postimin e tij menjëherë pas fitores, me foton e gjithë skuadrës me trofeun, braziliani u kujdes që të fshinte Antonio Konten nga fotoja, duke i vendosur imazhet e kupës. Përpara ndeshjes, ai u pyet nga “ESPN” për raportin e tij me trajnerin dhe fjalët e lojtarit treguan shumë: “Me të vërtetë doni që ta them? Epo një herë tjetër… Le ta lëmë për intervistën e radhës”.

conte-620x381

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"