Konte e do me çdo kusht në ekip, Interi gati të sakrifikojë 3 futbollistë për yllin e Serie A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2020 | 0:07

Konte e do me çdo kusht në ekip, Interi gati të sakrifikojë 3 futbollistë për yllin e Serie A

Federiko Kieza është një nga lojtarët më të spikatur në Serie A, për të cilin interesimet dhe ofertat janë të shumta në drejtim të Fiorentinës.federiko kieza

Prej kohësh italiani ndiqet nga Interi, si një dëshirë e madhe e trajnerit Konte që e ka drejtuar më parë edhe të kombëtarja. Trajneri zikaltër e kërkon me çdo kusht edhe në ekipin që drejton dhe këtë ia ka bërë të qartë edhe drejtuesve.

Pikërisht këta të fundit duan t’ia plotësojnë kërkesën trajnerit dhe janë gati të sakrifikojnë 3 futbollistë për të mbërritur te Kieza. Sipas “Sportmediaser”, zikaltërit janë të gatshëm t’i ofrojnë Fiorentinës kartonin e Naingolanit, Dalbertit dhe Mozes.

Ky i fundit është në huazim te Interi, por do të ushtrojnë të drejtën e blerjes dhe më pas t’ia ofrojnë atë klubit nga Firence, për të mbërritur te Kieza.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"