Konte dhe Moukoko s’e kalojnë klasën te klubi i Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2021 | 23:44

Konte dhe Moukoko s’e kalojnë klasën te klubi i Kategorisë së Parë

Mamadouba Konte dhe Ejoum Moukoko Yvan “ngelin në klasë”. Dy afrikanët që iu bashkuan pak ditë më parë cërrikasve, nuk do të jenë pjesë e ekipit të Turbinës.

Turbina-Flamurtari

Kështu ka vendosur stafi teknik për ta, pasi zyrtarisht nuk është bindur nga paraqitja e tyre. Alfred Allamani i provoi në dy miqësoret në Peqin dhe Fier, por ata nuk arritën ta bënin diferencën. Megjithatë, klubi nuk heq dorë. Ata presin edhe tri përforcime në këtë merkato.

Negociatat vazhdojnë për të afruar një mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues. Turbina të mërkurën do të zhvillojë një tjetër miqësore. Cërrikasit do të udhëtojnë drejt Vlorës, për t’u ndeshur me Labërinë e Kategorisë së Dytë.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"