Konte “bekon” Alegrin: Është shumë i zoti, këtë vit Juventus…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2018 | 9:25

Konte “bekon” Alegrin: Është shumë i zoti, këtë vit Juventus…

Antonio Konte ka shkelur në tokën italiane sërish, por vetëm për të qenë pjesë e ceremonisë së pankinës së artë. Duke qenë se ka bërë një mungesë të gjatë, pa dyshim që nuk mund t’i shpëtonte lehtë medias italiane, e cila i ka kërkuar një mendim atij, për Juventusin e këtij sezoni:

Konte

“Pikësëpari dua të përgëzoj Alegrin për ‘Pankinën e Artë’, sepse realisht e meriton dhe mbi të gjitha po konfirmon se është një trajner vërtet shumë i zoti. Maks po bën një punë fantastike, sepse sezon pas sezoni kjo skuadër vjen duke u përmirësuar, pa harruar që sivjet i kanë shtuat grupit edhe lojtarë fenomenalë. Këtë sezon e kam ndjekur dhe stili i tyre i lojës më pëlqen, pasi në Europë tregojnë një marsh edhe më të rrezikshëm sesa në kampionat dhe kanë shumë vetëbesim. Ndaj, jam i bindur se kjo skuadër nuk është vetëm pretendente, por realisht mund ta fitojë Champions-in sivjet”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"