Konte: Barcelona favorite, për Çelsin është provë zjarri. Nuk po më zë gjumi

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shkurt 20, 2018 | 17:20

Konte: Barcelona favorite, për Çelsin është provë zjarri. Nuk po më zë gjumi

Antonio Konte zgjedh Barcelonën si ekipin favorit në duelin me Çelsin, por thotë se ekipi i tij do të bëjë gjithçka për ta surprizuar. Trajneri italian vlerëson maksimalisht katalanasit, por thotë se, me pak kujdes dhe me besim, mund të marrin një rezultat pozitiv. Ai e quan duelin ndaj Barcelonës si një provë zjarri për blutë e Londrës.

Konte

FAVORITËT- “Barcelona në letër është ekipi favorit që duhet të sigurojë kualifikimin në raundin e ardhshëm. Për këtë arsye, ne duhet të motivohemi më shumë. Kjo ndeshje, këto ndeshje janë shumë të rëndë- sishme për të kuptuar nivelin tonë. E kemi përgatitur mirë këtë ndeshje, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Ata po bëjnë një sezon fantastik, janë të parët në kampionat, kanë siguruar finalen e Kupës dhe tani duan të bëjnë mirë në Champions”.

RËNDËSIA- “Për të thënë të vërtetën që, pas ndeshjes së të premtes në Kupë, nuk e kam bërë gjumin të qetë. Kam menduar se si do ta luajmë këtë ndeshje, e cila është shumë e rëndësishme dhe vendimtare. Mund të vendoset edhe nga detajet e vogla.

MESI- “Jemi duke folur për një nga lojtarët më të mirë në botë. Mesi ka mundësinë për të zgjidhur shumë situata gjatë ndeshjes dhe të krijojë raste për të shënuar. Është një lojtar fantastik. Por nuk duhet të bëjmë kujdes vetëm ndaj Mesit. Suarez gjithashtu është një lojtar i rrezikshëm dhe duhet ta markojmë gjatë gjithë ndeshjes”.

STRATEGJIA- “Duhet të bëjmë shumë kujdes, por në të njëjtën kohë të kemi ambicie të bëjmë lojën tonë. Ne i dimë karakteristikat e Barcelonës. Ata kanë dëshirë të mbajnë topin dhe krijojnë shumë raste për të shënuar. Por ne duhet të jemi gati për të vuajtur në lojën pa top dhe të mos humbasim arsyen gjatë ndeshjes. Duhet të jemi kompaktë dhe të vëmë në zbatim ato që kemi bërë gjatë javës. Për ne është një provë zjarri dhe duhet të bëjmë shumë kujdes në këtë ndeshje”.

NDESHJA- “Sigurisht që është një ndeshje e madhe dhe një sfidë për Çelsin që do të luajë kundër një ekipi fantastik. Barcelona është një nga skuadrat më të mira në botë dhe mënyra e lojës së tyre është spektakolare. Nuk do të jetë e lehtë për ne, sepse lojtarët e saj janë fantastikë. Po flasim për lojtarë si Mesi, Suarez dhe Iniesta”.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI






www.minuta90.com