“Konsultohem me një psikolog”, portieri i njohur zbulon formulën e rikuperimit të formës së tij: Kur jam mirë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 17:53

“Konsultohem me një psikolog”, portieri i njohur zbulon formulën e rikuperimit të formës së tij: Kur jam mirë…

Portieri i Evertonit dhe Anglisë, Xhordan Pikford zbuloi së fundmi se konsultohet me një psikolog në mënyrë që të performojë mirë në fushën e lojës dhe të krijojë sa më pak gabime. Për faqen e klubit anglez, 26-vjeçari tregoi se komunikon shpesh me psikologun dhe pranon se kjo gjë e ka ndihmuar që të rikuperojë formën e tij në fushë.
0_GettyImages-1228615429
“Flasim për gjithçka duke kaluar në shumë tema për mentalitetin dhe si të jem më i mirë në të gjitha aspektet. Ai më ndihmon shumë rreth të menduarit. Duam të jem portiere më i mirë. Kur jam në superformë, kjo u jep mundësinë shokëve të skuadrës për të fituar dhe natyrisht që tifozët gëzohen. Me psikologun bisesoj një herë në javë. Mjafton një telefonatë dhe në raste të tjera caktojmë një takim. Njëri prej shokëve të mi konsultohej me të”, rrëfen  portieri anglez, Xhordan Pikford.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"