Konkursi për stadiumin e ri, ja çfarë do të ndodhë në datën 2 maj në qytetin e Korçës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2023 | 0:20

Konkursi për stadiumin e ri, ja çfarë do të ndodhë në datën 2 maj në qytetin e Korçës

Ditën e martë në datën 2 maj, ora 08:30, në ambientet e stadiumit “Andon Zako Çajupi” të qytetit të Korçës, do të bëhet prezantimi publik i propozimeve ariktektonike për rizhvillimin e Kompleksit të Stadiumit “Skënderbeu” dhe rikonstruksionin e Pallatit të Sportit, nga 3 skuadrat ndërkombëtare të përzgjedhura për Fazën II të Konkursit Ndërkombëtar të Projektimit. 

26230565_2052785188082068_4373263812412577300_n

Prezantimi do të jetë i hapur për publikun dhe ka si synim të tërheqë profesionistë të fushës, përfaqësues të grupeve të interesit dhe komunitetit lokal.    

Propozimet e 3 skuadrave do të vlerësohen nga një juri ndërkombëtare, e formuar gjithashtu me personalitete të fushës. Konkursi do të shoqërohet edhe me një ekspozitë të propozimeve të përzgjedhura. 

Konkurentët për këtë projekt janë: “Archea Associati + AEI Projects + Parcnouveau + Helidon Xhixha + X Plan “Bofill Architecture + Gr Albania” “Cebra”. 

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"