“Konkurrenca na çon në elitë”, talenti i Besës: Kemi rritur cilësinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 21:56

“Konkurrenca na çon në elitë”, talenti i Besës: Kemi rritur cilësinë

Dy vite më parë, Besa e 17-vjeçarëve rrëmbeu çdo trofe, kishte lojtarë të talentuar që tashmë luajnë me ekipet e para. Mund të përmendim Krasniqin tek Apolonia, Selitën në Portugali, si dhe Kacbufin, Dobjanin dhe Meçjen te Besa. Mesfushori me tipare sulmuese, 19-vjecari Flavjo Meçja, u aktivizua sezonin e kaluar nga ish-trajneri i Besës, Gugash Magani, por edhe këtë sezon, pavarësisht afrimeve, ai pritet të ketë vendin e vet te verdhezinjtë. Ai pohon për “Panorama Sport” se konkurrenca do t’i bëjë mirë atij dhe skuadrës.
60984535_1590786231055920_6655174197360197632_n
“Vjet luajta shumë ndeshje, trajneri Magani më mbështeti shumë. Këtë sezon jemi duke u stërvitur fort dhe afrimet e fundit kanë rritur jo vetëm cilësinë, por edhe konkurrencën te Besa. Kuptohet që kur vijnë lojtarë si Tafili, Muçaj, Sefa dhe të tjerë, ngushtohen disi hapësirat për ne më të rinjtë. Nga ana tjetër, qoftë edhe në stërvitje, mund të mësosh shumë prej tyre. Po përpiqem ta shfrytëzoj në maksimum këtë periudhë për të qenë 100% i gatshëm për sezonin e ri. Shpresoj që falë punës sime të kem edhe unë kohën e minutat e mia, por është e qartë se kjo është në dorë të stafit teknik. Mua më lind detyrimi të jem i gatshëm sa herë ekipi ka nevojë”, ka theksuar Meçja.

Ai, bashkë me Dobjanin, Kacbufin, Voglin dhe Hoxhën pritet që këtë sezon të bëjnë hapin e madh të rritjes te Besa. Nëse kavajasit do të ngjiten në Superiore, këta djem të rinj kavajas do të jenë një bazë e mirë.
LEVENDI
LEVENDI – Afrimi i fundit te Besa është mesfushori Mateos Levendi, i cili sezonin e fundit ka luajtur për Turbinën. Ai luajti në miqësoren me Bylisin dhe arriti të shënonte edhe një gol, duke u prezantuar në mënyrën më të mirë te kavajasit. Trajneri Ndriçim Kashami tashmë e ka organikën të kompletuar. Më parë me Besën janë bashkuar Jetmir Sefa, Tafili, Peqini dhe dy të huajt Kaina dhe Da Silva.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"