Konkurrenca e fortë te Dinamo, trajneri në siklet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2020 | 14:53

Konkurrenca e fortë te Dinamo, trajneri në siklet

Me ndryshimet e bëra në merkaton e janarit Dinamo është një skuadër e plotë, me organikë të pasur. Drejtuesit italianë kanë bërë një merkato që dhe klube poshtë mesit të tabelës të Superiores do ta kishin zili, duke afruar lojtarë të njohur në vend, por edhe nga jashtë. 

dinamoooo

Tashmë trajneri Kamarat ka luksin të zgjedhë për formacionin dhe konkurrenca është e madhe. Nuk është e lehtë për një vend titullari tashmë te blutë dhe pritet që kjo konkurrencë e fortë ta bëjë ekipin më kompetitiv.

Ndaj Erzenit, trajneri italian aktivizoi lojtarët më në formë, por tashmë lojtarë si Vilfor Hysa, Kolgega, Ortolani dhe Hysi do të kërkojnë të luajnë nga minuta e parë. Alternativat janë të shumta.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"