Konfirmohet stafi i Shkëmbit, nuk lëviz asnjë në radhët e durrsakëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2022 | 19:45

Konfirmohet stafi i Shkëmbit, nuk lëviz asnjë në radhët e durrsakëve

Trajneri i ri, Bledi Shkëmbi, ka preferuar që në rikthimin e tij në Durrës të vazhdojë me të njëjtin staf. Pra, ndihmësit që ka pasur Renato Arapi, do të jenë tashmë të gjithë bashkëpunëtorë të Shkëmbit.

305622310_10160335862459462_2411889954828137300_n

Në rolin e zëvendëstrajnerëve do të jenë Bledar Hodo dhe Vangjel Mile, të dy ish-futbollistë të Teutës një dekadë më parë. Nga ana tjetër, do të vazhdojë në pozicionin e trajnerit të portierëve, Bledian Rizvani, i cili ka qenë në staf me Shkëmbin edhe në vitin 2018, kur korçari mori për herë të parë drejtimin e Teutës.

Edhe si përgatitës atletik është konfirmuar Mark Dodaj, i cili është 28 vjeç dhe deri pak kohë më parë ka luajtur me ekipe si Kastrioti, Burreli, Tërbuni etj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"