Konfirmohet ndarja e ekipeve në Ligën e Kombeve, Shqipëria do të ndeshet me kombëtaret e Ballkanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2017 | 11:30

Konfirmohet ndarja e ekipeve në Ligën e Kombeve, Shqipëria do të ndeshet me kombëtaret e Ballkanit

UEFA ka konfirmuar sot ndarjen përfundimtare të skuadrave kombëtare nëpër 4 ligat e Ligës së Kombeve.

Shqiperia

Sipas renditjes së FIFA-s, Shqipëria do të jetë pjesë e Ligës C, ku do të ketë si kundërshtarë pjesën më të madhe të kombëtareve të Ballkanit.

liga e kombeve

Liga C do të përbëhet nga tre grupe me nga katër ekipe dhe një grup me tre ekipe. Shorti për ndarjen në grupe do të hidhet më 24 janar të 2018-s.

Skuadrat që do të jenë pjesë e Ligës C janë: Hungaria, Rumania, Skocia, Sllovenia, Greqia, SHQIPËRIA, Norvegjia, Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria, Finlanda, Qipro, Estonia dhe Lituania.

liga e kombeve1

Ndërkohë Kosova do të jetë pjesë e Ligës D. Në këtë ligë do të marrin pjesë edhe Azerbajxhani, Maqedonia, Bjellorusia, Gjeorgjia, Armenia, Letonia, Ishujt Faroe, Luksembyrgu, Kazakistani, Moldavia, Lihtenshtejni, Malta, Andorra, San Marino dhe Gjibraltari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"