Konfirmohet mungesa e madhe e Partizanit, Gega me dhimbje koke për transfertën e Vlorës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2018 | 12:56

Konfirmohet mungesa e madhe e Partizanit, Gega me dhimbje koke për transfertën e Vlorës

Alban Hoxha nuk do të udhëtojë në Vlorë për ndeshjen me Flamurtarin.  Portieri vuan nga një zgjatim i ligamentit të gjurit të djathtë, dëmtim të cilin e ka të mbartur prej kohësh, për më tepër që ka sakrifikuar disa ndeshje.

alban hoxha

Hoxha, gjithashtu nuk do të dalë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së nesërme. Takimi mes Flamurtarit dhe Partizanit do të luhet nesër në orën 18:00

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"