Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Rubin Hebaj zyrtarizohet te skuadra e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 12:43

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Rubin Hebaj zyrtarizohet te skuadra e re

Rubin Hebaj është lojtari më i ri i Teutës, tek të cilët do të qëndrojë deri në fund të sezonit.rubin hebaj

Siç ishte thënë edhe më parë nga “Panorama Sport”, lojtari shkodran ka arritur marrëveshjen me Teutën dhe do të jetë pjesë e durrsakëve për pjesën e mbetur të sezonit.

Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi nga vetë klubi, të cilët njoftojnë arritjen e marrëveshjes me sulmuesin e talentuar.

Njoftimi:

KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin 23 vjeçar, Rubin Hebaj . Drejtuesit e klubit dhe sulmuesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim për 1 vite dhe pas firmosjes së kontratës lojtari tashmë zyrtarisht është pjesë e bluve.

Hebaj në Durrës vjen nga kampionati i ukrainas ku është paraqitur me Vorskla Poltava. Rubin Hebaj Është bashkuar me ekipin në grumbullim, ndërsa bëhet përforcimi i tretë i Teutës në këtë afat kalimtar. KF Teuta i uron mirëseardhje Hebajt, duke i dëshiruar suksese dhe sa më shumë gola me fanellën e skuadrës tonë!

TEE

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"