Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, mesfushori i Laçit kryen testet mjekësore te klubi polak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2022 | 22:05

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, mesfushori i Laçit kryen testet mjekësore te klubi polak

Një tjetër element cilësor i ka dhënë lamtumirën kampionatit shqiptar, për t’u zhvendosur në Poloni për të vazhduar atje karrierën. Julian Shehu, mesfushori i cili ka spikatur këto vite me fanellën e Laçit, pritet të zyrtarizohet si blerja më e re e skuadrës së Vidzev Lodz në Poloni.

julian shehu

“Panorama Sport” bëri të ditur sot se klubi polak kishte hedhur sytë nga lojtari për të finalizuar një transferim të tijin nga Laçi. Në mbrëmje, edhe vetë klubi i Vidzev Lodz ka konfirmuar praninë e futbollistit shqiptar për testet mjekësore që i paraprijnë firmës.

“Zgjidhet edhe enigma e tretë e mbrëmjes. Julian Shehu ka fluturuar nga Shqipëria për në Poloni. Ai ka filluar testet mjekësore te “Vidzev Lodz”, shkruante vetë klubi në rrjetet sociale duke afruar edhe më shumë firmën me mesfushorin i cili ka shkëlqyer me fanellën e Laçit në edicionet e fundit.

asdasdasdasdasdasdasdasdasd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"