Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Laçi zyrtarizon goditjen e radhës në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2020 | 11:12

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Laçi zyrtarizon goditjen e radhës në merkato

Konfirmohet lajmi ekskluziv i “Panorama Sport”, i publikuar në datën  22 shtator. Brajan Joel Rodriguez është zyrtarisht lojtar i Laçit.

Laci

22-vjeçari me origjinë nga Meksika, por i formuar si futbollist në Amerikë, është prezantuar nga faqja zyrtare e klubit kurbinas.

Laci

Bëhet fjalë për një mesfushor qendre me tipare sulmuese, që mund t’u bëjë punë bardhezinjve. Karriera e tij është modeste, ndërsa në sezonin e fundit ka qenë pjesë e klubit Odra Vodzislav, që militon në Ligën e Tretë të Polonisë. Më parë ai ka qenë pjesë e klubit Fullerton, Orange Kaunti dhe Los Angeles Volves në Amerikë.

60535E25-C389-4A66-8E41-F83FF8A24609

Për të gjetur të dhëna në internet për lojtarin me pasaportë amerikane është shumë e vështirë, por gjatë vitit të kaluar për të kanë shkruar mediat polake, duke theksuar se Rodriguez kishte bërë një provë 2-javore te Odra Vodzislav dhe kishte lënë përshtypje të shkëlqyer te trajneri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"