Konfirmohet lajmi i  ”Panorama Sport”, Kukësi zyrtarizon ish-sulmuesin e Ganës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2022 | 19:08

Konfirmohet lajmi i  ”Panorama Sport”, Kukësi zyrtarizon ish-sulmuesin e Ganës

Klubi i Kukësit ka bërë zyrtare sot firmën me sulmuesin ganez Edvin Gyasi. Lojtari i lindur në Holandë, me një eksperiencë të gjerë në klube të njohura në Holandë, Bullgari, SHBA, Turqi e Izrael, ka nënshkruar sot për një edicion me klubin verilindor, siç kishte bërë të ditur “Panorana Sport” gjatë ditës së sotme.

gyasi

“Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi i krahut Edvin Gyasi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 31-vjeçar ka firmosur me klubin tonë për 1 sezon, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Gyasi vjen te Kukësi nga kampionati izraelit, duke qenë sezonin e fundit pjesë e skuadrës së Beitar Jeruzalem, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe për ekipe si Grafshap, Herakles, Roda, Alesund, CSKA Sofje, Dallas, Samunspor e Boluspor.

Gyasi është një prodhim nga akademia e AZ Alkmar, teksa ka qenë edhe pjesë e ekipit të të rinjve të Tuentes. Në të shkuarën, Gyasi ka luajtur edhe me kombëtaren e Ganës”, shkruhej në njoftimin e Kukësit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"