Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Egnatia zyrtarizon goditjen e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2022 | 19:01

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Egnatia zyrtarizon goditjen e radhës

Egnatia ka konfrimuar afrimin e mbrojtësit Nehar Sadiki si goditjen e radhës në merkato duke konfrimuar lajmin e publikuar më herët nga “Panorama Sport”.

6756776

 

Klubi ka njoftuar publikisht afrimin e 24-vjeçarit në skuadër nëpërmjet faqes zyrtare të klubit ku futbollisti shfaqet në prani të presidentit të klubit Agim Demrozi.

Futbollisti i lindur në Kumanovë ka luajtur prej shumë vitesh në futbollin e Maqedonisë së Veriut ku ka luajtur edhe me Renovën, ndërsa ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të këtij vendi, nga U17 deri në U21.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Njoftimi.
? Mirë se vjen Nehar Sadiki.
✍️ Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të firmosi me qendërmbrojtësin Nehar Sadiki, cili vjen pas një aventure tek Borec Veles në Maqedoni.
Sadiki pasi ka kryer vizitat mjekësore ka firmosur kontratën në prani të presidentit Agim Demrozi.
Skeda
Emri: Nehar
Mbiemri: Sadiki
Ditelindja: 16/04/1998
Karriera: Borec Veles, Rabotniçki, Hamrun Spart, Renova.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"