Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Dinamo afron ish-mbrojtësin Lacios

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2020 | 15:04

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Dinamo afron ish-mbrojtësin Lacios

Dinamo e ka nisur vrullshëm merkaton e janarit, teksa para pak minutash ka zyrtarizuar afrimin e Kristiano Dovidio, i cili është rritur në akademinë e Lacios dhe firmosi deri në fund të sezonit.

dovidio dd

Gazeta e paralajmëroi ekskluzivisht, afrimin e mbrojtësit 22 –vjeçar. Ai ka qenë për pak kohë edhe pjesë e skuadrës së parë së Lacios, ndërsa sezonin e fundit ishte pa ekip për shkak të një dëmtimi, tashmë të kaluar.

Një lojtar i siguruar nga drejtuesit italianë të bluve, nga lidhjet që ata kanë në vendin e tyre. Dovidio pritet që t’i shërbejë në qendër të mbrojtjes Dinamos, por edhe në krahun e djathtë, pasi i mbulon të dyja pozicionet.

dovido

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"