Konfirmohet dy futbollistë, porta një hall për skuadrën e Kategorisë së Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2022 | 23:23

Konfirmohet dy futbollistë, porta një hall për skuadrën e Kategorisë së Dytë

Nën urdhrat e dyshes drejtuese Çipa-Bogdo, ekipi i Butrintit vazhdon me intensitet përgatitjet për sezonin e ri në Kategorinë e Dytë. Janë konfirmuar në ekip sulmuesit Dhrami, Jaupaj si dhe mbrojtësi Matushi.

butrinti naftetari

Deri tani, ekipi mund të quhet i kompletuar në masën 90%, ndërkohë që pritet rikthimi i 2-3 lojtarëve sarandjotë. Brenda javës që vjen është planifikuar një takim miqësor me një nga ekipet fqinje, që do t’i shërbente stafit drejtues për të krijuar një ide mbi gjendjen e futbollistëve.

Në seancat stërvitore është parë një intensitet i lartë i stërvitjes, ndërkohë që pas nisjes së përgatitjeve, pritet që ekipit t’i bashkohen edhe lojtarë të tjerë. Deri tani reparti që ende s’ka një emër është porta, ku sarandjotët hasën probleme sezonin e kaluar. Flitet për një emër të huaj, i cili vjen nga Kategoria e Parë, por janë ende në tratativa, pasi stafi kërkon kohën e vet.

FATOS LAMA – PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"