Konfirmohet dëmtimi i rëndë, ja sa do të mungojë ylli i Mançester Sitit

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Gusht 17, 2018 | 15:03

Konfirmohet dëmtimi i rëndë, ja sa do të mungojë ylli i Mançester Sitit

Mesfushori i Mançester Sitit, Kevin de Brujn, do të mungojë për 3 muaj nga fushat e lojës, prej dëmtiit në gju. Belgu, i cili u fut në fushë si zëvendësues në fitoren e të dielës, 2-0 ndaj Arsenalit, pësoi një dëmtim ditën e mërkurë në stërvitje.

de brujn

Dëmtimi në ligamentin e gjurit të djathtë nuk do të ketë nevojë për operacion, për fatin e tij të mirë, por do i duhet të qëndrojë për 3 muaj jashtë fushës së gjelbërt, ku do të humbasë pothuajse të gjitha ndeshjet deri në fund të 2018. Ai mungoi edhe 12 ndeshje, në vitin 2016, prej një dëmtimi të njëjtë, po në gjurin e djathtë.





www.minuta90.com